Wednesday, June 11, 2014

TURLI ME MISH VICI (Receta nga Leonora Pane)


600g mish vici, 
2 patate, 
2 speca, 
4 domate, 
1 patllixhan te madh (ose 2 te vegjel), 
gjysem gote vere te bardhe, 
3 thelpinj hurdher, 
2 kunguj, 
rigon, 
4-5 luge supe me vaj ulliri dhe kripe 

Merni nje tigan te thelle (ose tenxhere) dhe hidhni vajin, mishin te prere ne copa te vogla (vetem tul), hurdhat dhe rigonin, dhe vereni ne flake mesatare deri sa te thaje ujin dhe te filloj te skuqet, shtoni veren dhe lereni deri sa te avulloj, pastaj shtoni domatet e qeruara dhe te grira ne copa te vogla (ose ne rende), dhe lereni pak te zjeje me mishin me pas shtoni te gjitha perimet pasi ti keni prere ne katrore mestare dhe vazhdoni here pas here duke i trazuar, hidhini kripe, 2 gota uje, verini kapakun dhe lereni te zjeje ne flake mesatare deri sa te jene zjere perimet dhe te kete ngelur lengu si krem si ne foto. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment