Perberesit
500gr krem maskarpone
500gr luleshtrydhe
250gr biskota savoiardi
170gr sheqer + 2 luge
6 te verdha vezesh
lengun e 1 limoni
Si fillim, vendosim luleshtrydhet te marinohen per rreth 1 ore ne nje ene pasi i kemi prere ne copa te vogla, kemi shtuar lengun e limonit dhe 2-3 luge sheqer. Lengun qe ato do te leshojne do ta perdorim per te lagur biskotat savoiardi, ndersa luleshtrydhet do t’ia shtojme kremit.
Nderkohe, me ndihmen e nje rrahesi elektrik rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur, shtojme dalengadale kremin maskarpone duke e perziere me ndihmen e nje spatule derisa te formohet nje mase homogjene. Shtojme se fundi edhe gjysmen e luleshtrydheve te kulluara shume mire nga lengu i tepert (ose mund ti kalojme ne mikser) dhe ne kete menyre kemi perftuar kremin per te mbushur torten Sharlote.
Ne nje forme torte te rrumbullaket me hapje anash, vendosim vertikalisht njeri pas tjetrit biskotat savoiardi te lagura me lengun e luleshtrydheve dhe limonit, nderkohe qe shtrojme edhe bazen me to. Hedhim gjysmen e kremit qe pregatitem me siper, therrmojme disa biskota savoiardi ne menyre qe te formohet nje shtrese e holle biskotash, dhe shtojme edhe gjysmen tjeter te kremit. Siperfaqen e dekorojme me luleshtrydhe te fresketa dhe e vendosim torten ne frigorifer per minimumi 12 ore perpara se ta sherbejme.
E falenderoj Fjoralben Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e ti/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment