4 qepe,
8 domate,
10 speca,
vaj dhe kripe,
(spec djeges sipas deshires)
Ne nje tigan vini te skuqen specat pasi ti keni hequr bishtin dhe farat, ne nje tigan tjeter te thelle hidhni vaj dhe qepen e grire imet, kripe e vereni ne flake mesatare dhe lereni deri sa qepa te skuqet mire, merni domatet qerojini dhe grijini ne copa te vogla ose ne rende dhe hidheni te qepa verini kapakun dhe lerini te zjeje deri sa te thahet pak lengu i domates, shtoni nje gote uje dhe lereni te zjeje edhe per 5min, merni specat qe skuqet hiqjani lekuren dhe hidhini tek gjella, lereni edhe 5min te tjera te zjeje qe gjella te mari shijen e specave pastaj hiqeni nga zjarri, kush do mund ti hedhi edhe spec djeks. Ju befte mire
No comments:
Post a Comment