Monday, September 29, 2014

Makarona tavë (Receta nga Brikena Metaj)


1 pako makarona penne
250 g guda
250 g parmigiano
Domate
Qepë
Kripë
Piper

Ziejmë makaronat si zakonisht.
Ndërkohë që makaronat ziejnë, përgatisim salcën e domates. Grijmë qepën, pastrojmë domatet nga lëkura e farat dhe i grijmë hollë. I shtojmë te qepa, hedhim pak kripë e piper.
Kullojmë makaronat. I përziejmë me pak salcë domateje nga ajo që përgatitëm.
Hedhim në një pirofilë (tave qelqi) një shtresë makarona, mbi to pak salcë domate. I mbulojmë me guda të prerë në feta dhe parmigiano. Hedhim shtresën tjetër të makaronave dhe vazhdojmë po njësoj. Mbyllim me makarona dhe parmigiano.
Pjekim në 180 gradë për 30 minuta.
Ju bëftë mirë!

E falenderoj Brikenën  

No comments:

Post a Comment