Sunday, October 26, 2014

Qumështor pa petë (Receta nga Brikena Metaj)




1 250 ml qumësht
6 kokrra vezë
4 lugë niseshte
2 lugë miell
4 lugë sheqer
2 lugë mjaltë
1 lugë gjalpë

Pak kripë
Rrahim vezët me mixer. Shtojmë një nga një të gjithë përbërësit e tjerë përveç gjalpit. Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë derisa përzierja të mpikset duke e përzier vazhdimisht. Kthejmë në tepsi të lyer me gjalpë dhe pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë.
Nqs përdorim tavë qelqi pirex, e ngrohim paraprakisht në furrë para se të hedhim përzierjen e nxehtë. Ju bëftë mirë 

No comments:

Post a Comment