Wednesday, December 17, 2014

Kek me qumesht panda (Receta nga Ervina Saliu)



Duhen:
1 kuti qumesht panda ,(qumesht panda eshte qumesht i kondesuar, i trashe, shume i embel, panda eshte emri i paketimit)
4 veze ,
2 luge pluhur pjekes ,(baking powder, peciv, lievito)
2 vanilie ,
150 gr miell.

Hedhim ne tas qumshtin panda dhe vezet nje nga nje duke e perzier me tel kuzhine me pas shtojme miellin ,vanililiet dhe pluhurin pjekes e perziejme mire e hedhim ne forme dhe e pjekim ne 170 gr per 30 me 35 min.Eshte shum e lehte dhe fantastike ne shije 

E falenderoj Ervinen  Shfletoni fotot e ketij albumi per me shume receta nga miqte e faqes tone 

No comments:

Post a Comment