Per 4 persona. Duhen:
500 gr mish gjel deti ose pule fshati.
5 lug gjelle miell misri.
1 lug gjelle miell gruri.
300 gr arra te shtypyra
3 lug gjelle gjalp
2 lug gjelle vaj ulliri
1 lug gjelle hudhra te shtypura te marinuara me 1 lug vaj ulliri
Kripe
Si fillim ziejme mishin te prer ne copa ne 2.5kg uj me kripe.
Kur e shikojme qe mishi eshte ne perfundim te zierjes ne nje tigan te thelle shtojme gjalpin dhe vajin e ullirit sapo gjalpi te shkrij shtojme miellin e misrit dhe te grurit dhe i skuqim deri sa mielli te marre ngjyre kafe. Pasi mielli u skuq shtojme lengun e mishit duke e trazuar shpejt qe te mos na behet me kokrra. Me pash shtojme hudhrat ,arrat i trazojme pastaj shtojme mishin dhe i leme te ziejne ne zjarre jo shum te forte deri sa masa te dendesohet. Ju befte mire
E falenderoj Erjonen Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment