Per nje tave mesatare na duhen:
500 gr makarona taliateles.
4 copa sallam baicon (lloj sallami i tymosur). 100 gr djathe kackavall.
Per besamelin:
400 ml qumesht
3-4 luge mjell
3 kokra veze kripe ,
piper te zi ,
pak gjalpe.
Ziejme makaronat (al dente), i kullojme dhe i shtrojme ne ne tepsi, shtrojme nga siper becon (Becon eshte lloj sallami i tymosur , i prere si pancetat).
Ne nje tenxhere mesatare ngrohim qumeshtin , ne nje tas rahim vezet shtojme mjellin dhe pak uje vazhdojme ti rahim sa mos mbeten kokrra mjelli ,shtojme kripe ,piper te zi dhe gjalpin , masen e hedhim ne qumeshtin e ngrohur dhe siper zjarrit trazojme deri sa te trashet , hedhim besamelin siper makaronave , hedhim dhe kackavallin . Pjekim ne fure ne 180 * deri sa te skuqet. Ju befte mire
E falemderoj Sajmiren
No comments:
Post a Comment