Wednesday, October 16, 2013

TAVE PESHKU



Ky eshte nje gatim tradicional i zones se Shkodres, edhe Pogradecit. Per kete tave rekomandohet peshk liqeni.

Perberesit :
1 kg peshk, (Krap do ishte mire)
5-6 luge vaj,
4-5 kokrra qepe,
thelpinj hudhrash,
3-4 domate te pjekura te grira ne rende,
3 luge uthull,
1 luge miell,
majdanoz, dafine, kripe, piper, spec djeges.

Pergatitja:
Pasi pastrojme dhe presim peshkun me copa, e leme te kulloje e me pas e veme ne tave. Nderkohe, ne nje tigan kaverdisim me zjarr te embel, qepet e prera jo shume trashe. Kur te jete gatuar ca, shtojme miellin e me pas dhe domatet e grira. Shtojme hudhrat e paprera, uthullen, kripen dhe erezat e pasi merr nje vale e gjitha, e hedhim ne tave ku kemi vene peshkun dhe e fusim te piqet ne furre te ngrohte ne 200° per 20-25 minuta. Eshte gati per t'u shijuar. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment