Nje recete shume e thjeshte:
500gr revithja,
nje qepe,
nje luge miell,
nje limon,
nje (gote uji) me vaj ulliri,
kripe pak piper,
Pasi kemi lare revithjat i leme per 12 ore ne uje te ftohte ne nje tas . Ne nje tenxhere me presion hedhim revithjat uje sa te mbulohen dhe nje luge sode buke i ziejme per 10min duke i hequr shekumen qe del ne siperfaqe (une personalisht nuk i hedh sode buke por i ziej pak me shume)hedhim qepen e grire pa e skuqur dhe kripen, i ziejme per 40 min ,shtrydhim limonin dhe e bashkojme me miellin dhe vajin dhe e hedhim ne tenxhere e ziejme dhe per 8-10 min sa te trashet supa sipas deshirave. Ju befte mire :)
E falenderoj Anen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment