Tuesday, August 13, 2013

ASHURE ME SHEGE: (Receta e derguar nga Daniela Pepa):



Perberesit:
2 gota grure,
100 gr sheqer, por mund te perdorim edhe sheqerin e zi qe eshte me lehte,
fruta te thata sipas deshires,
1 dore fiq te thate me copeza,
1 dore rrush i thate,
kanelle.
dhe siper pak kokrra shege

Pergatitja:
Ne nje tenxhere me uje te bollshem, hedhim grurin e lare dhe e leme te marre disa vale. Me pas derdhim kete uje dhe i hedhim brenda gjithe perberesit e tjere dhe 2 -3 litra uje. E leme te zieje mire duke e perzier here pas here, derisa gruri te jete gatuar mire. Kur gruri te jete i pershtypshem mire dhe lengu te kete arritur trashesine e duhur, e heqim nga zjarri dhe e hedhim neper gota, te cilat i sperkasim me kanelle, arra, por edhe kokrra shege ose cfare deshirojme tjeter. Natyrisht per tu gatuar,perdoret zjarri i embel.Hidhini siper dhe sheget..
Sherbehet i ftohte.
Ju befte mire !

E falenderoj Danielen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne KuzhinaIme.al, qofshin keto receta te thjeshta apo profesionale, tradicionale apo te huaja, dhe ne kete menyre te ndaje njohurite e tij/saj te fushes Kuzhine/Gatim me fansat e kesaj faqeje, eshte i/e mirepritur.

No comments:

Post a Comment