Tuesday, August 13, 2013

Revani me portokall (Receta e derguar nga: Daniela Pepa):



Perberesit:
10 veze
10 luge sheqer
10 luge miell
1 gote me portokall te shtrydhur
pak lekure portokalli e grire
3-4 luge gjalp i shkrire
1 luge kafeje sode buke

Per sherbetin:
750 gr sheqer
800 ml uje
1 luge kafeje kanelle pluhur

Pergatitja:
Marim nje tas te thelle dhe thyejme vezet,i perziejme fort,me pas hedhim sheqerin dhe i perziejme sebashku me vezet,frot qe te shkrihet sheqeri,me pas hedhim lengun e portokallit dhe lekuren e grire,i perziejme sebashku,pastaj hedhim soden dhe gjalpin dhe ne fund hedhim miellin,i perziejme sebashku te gjitha masat,mire e mire derisa masa te jete e bute...E lyejme tepsine me gjalp dhe hedhim brumin e pergatitur,e pjekim me temperature te ule me 140 grade,dhe kur te piqet e nxjerrim dhe kur te ftohet pak hedhim sherbetin qe kemi bere...
ne fund kur ta servirni mund te grini pak lekure portokalli siper nese deshironi..
Ju befte mire..!

E falenderoj Danielen! Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur!

No comments:

Post a Comment