Perberesit:
4 filxhan caji miell,
2 luge kafe maja birre,
1 luge gjelle vaj,
1 luge kafe kripe,
100 gr djath i bardhe dhe 100gr djath kackavall,
150 gr sallam dhe uje i vaket.
Perhatitja:
Hedhim majan ne nje filxhan me uje te vaket dhe e leme 5min me pas e hedhim majan ne nje tas te madh shtojme vajin, miellin, kripen dhe hedhim uje aq sa te bejme nje brum elastik.e punojme brumin 10 min.
Me pas e leme 2 ore.pastaj e marim brumin e vendosim ne tavolinen e punes e shtrijme me duar shperndajme sallamin dhe djathin e palosim brumin qe te mbulohet djathi dhe sallami.
e shtrijme e mbeshtjellim disa here brumin me duar. Me pas i japim forme roloje dhe e leme dhe nje ore tjeter qe te fryhet. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200 grade per 40min. Ju befte mire
E falenderoj Elen Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment