Perberesit per brumin:
Miell,vaj,uthull,kripe,uje .
Ne nje tasi hedhim te gjitha perbersit e brumit,dhe shtojme ujin pak nga pak..
Brumi eshte gati gjer sa mos te ngjisi me neper duar..
E mbledhim me picete te paster dhe e fusim ne figorifer gjer sa te pergatisim gjellen..
Perberesit per gjellen:
1-Kg spinaq,,200 gr djathe te bardhe,veze,koper dhe majdanoz..
Lajme spinaqin mire e vejme ne tenxhere dhe e lejme te ziej me ujin qe do nxjerri vete..Eshte gati kur spinaqi fillon te thahet dhe nuk ka me lageshti,..
E marim e hedhim ne nje tas,hedhim djathin ,kopren dhe majdanozin e berziejme dhe me pas shtojme vezet dhe pak vaj..
Nxjerrim brumin nga figoriferi e ndajme ne dy pjese,dhe nga cdo pjese bejme nga 6 topa te vegjel..i hapim ne rrathe te vegjel 6 te paret i lyejme cdo pete me niseshte dhe i vejme siper njera tjetres,dhe keto te 6 i bejme nje pete..e shtrojme peten ne tepsi te lyer me vaj hedhim gjellen dhe me pas hapim peten tjeter ne te njejten menyre si e para..e presim byrekun e sperkasim me pak uje,i shtojme dhe pak vaj nga lart ,sipas deshires mund te hedhim dhe fara..e pjekim ne 200gr perreth 30 min..Ju befte mire :)
E falenderoj Ervinen :)
Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)
No comments:
Post a Comment