Sunday, August 11, 2013

Byrek me kungull (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit per brumin:
500 gr miell , 
uje sa te jet mjaftueshem ,
3 lug gjelle vaj ,
pak kripe ,

Per mbushjen: 
3 - 4 kunguj te vegjel ,
1 pana kuzhine ,(krem qumeshti)
150 gr qumesht ,
1/2 lug gjelle me miell ,
2 veze ,
kripe ,
50 gr gjalpe per sperkatjen e peteve .

Pergatijta:
Bejme brumin , e lem te pushojr ,nderkohe grijme ne rende kungujt ,me pas ne nje ene rrahim vezet me panen miellin dhe qumeshtin ,i shtojm ne kungujt e grire, hedhim kripe . 

Hapim petet nga 3 e nga 3 ne kulaç te vegjel me pas e bejmr nje pete te vetme, ne çdo pete te madhe shtojme gjalpe , bejme gjysmat e peteve, i sperkasim me gjalp te shkrir me pas hedhim masen ,dhe keshtu vazhdojme , kur i kemi mbaruar te gjitha petet siper i hedhim gjalp dhe ne gjysem te pjekjes hedhim pak qumesht qe te zbuten petet.

E fusim te piqet ne furre te nxeht 220° per reth 35 min Shpresoj tju pelqej JU BEFTE MIRE 

E falenderoj Silvanen :)
Kushdo qe ka deishire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)

No comments:

Post a Comment