Friday, August 16, 2013

Ceescake me qershi (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
300 gr biskota digestiv ,
150 gr gjalp ,
600 gr djath Philadelphia ,
3 veze ,
100 gr sheqer ,
20 gr niseshte ,
100 gr pana ,
dy lug sheqer kane (sheqer i kuq )
200 gr pana acida ,
i luge gjelle sheqer pluhur ,
lengun e 1 limoni ,
2 bustina vanilje ,
1 flete xhelatin ,

Per zbukurim:
300 gr qershi
3 luge gjelle sheqer ,
leng limoni .

Pergatitja:
Shtypim te himta biskotat ,shkrijm gjalpin dhe e perziejm me dy lug sheqer te kuq ne biskota. Marim nje tepsi te rrumbullaket mundesisht tepsi me hapse ,shtrojm ne fund leter furre dhe hedhim masen me biskota e hapim mire ne tepsi ,e lem ne frogorifer per reth 1 ore.

Formojme kremin, ku rrahim vezet me sheqerin, shtojme djathin ,panen, i rrahim ,shtojm niseshten ,ne fund shtojm lengun e gjysem limoni pak krip dhe nje bustin vanilje .

Marim tepsine nga frigoriferi dhe hedhim kremin e pergatitur ,e fusim ne furre 180° per reth 40 min ,me pas per reth 10 min 160° ,e nxjerim nga furra dhe ,ne nje tas perzihejm pana acida me 1 luge sheqer pluhur dhe 1 bustin vanilje . E hedhim siper ne tepsi dhe fusim perseri ne fure per reth 10 min .

Me pas e fikim furren dhe e leme te ftohet.

Nderkohe pergatisim qershite ku i kemi lare dhe hequr berthamen.

I hedhim ne nje ene me 3 luge sheqer dhe gjysmen e limonit ,dhe xhelatin i leme te ziejne per 10 min , te ftohet pak dhe ja hedhim embelsires siper.

E fusim per reth 3 ore ne frigorifer dhe embelsira eshte gati 
Shpresoj t'ju pelqeje  Ju befte mire 

E falenderoj Silvanen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment