Përbërësit:
225 gr miell
2 pecivo apo thene ndrysh ("baking powder" apo "pluhur pjekje", jo sodë buke, soda e bukës s’funksionon në këtë recetë)
2 vezë
50 gr gjalpë në temperaturë dhome
175 ml qumësht
100 gr mjaltë
140 gr boronica
140 gr rrush i thatë
140 gr kajsi të thata, të prera në copa të vogla
1 lugë çaji lëkurë e grirë portokalli
1 lugë çaji kanellë e grirë
Përgatitja:
Lyejmë 12 forma keto si tava te vogla me gjalpë dhe i spërkasim me miell që të mbulohet e gjithë sipërfaqa e brendshme e tyre.
Sitim miellin dhe baking powder në një tas. Rrahim lehtë vezët në një tas tjetër dhe shtojmë gjalpin, qumështin dhe mjaltin.
I përziejmë mirë. Shtojmë miellin dhe materialet e tjera. Përziejmë deri sa të unifikohen materialet, por sa më shpëjtë që të jetë e mundur.
Hedhim në forma dhe pjekim në furrë në 180 gradë për 20-25 minuta.
Heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen për 5 minuta. Nxjerrim nga format dhe shërbejmë.
E falenderoj Dafinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment