Përbërësit për brumë:
4 vezë
250 gr sheqer
200 ml vaj lulediellit
100 gram çokollatë
300 gram miell
1 lugë çaji pluhur pjekje
Përbërësit për mbushjen:
250 gram luleshtrydhe
2 kutia tortagel (eshte lloj kremi)
400 ml krem pasticerie
Për dekorimin:
1 kuti pjeshkë në shurup (ose komposto pjeshke)
1 kuti tortagel (eshte krem)
çokollatë e grire
Pergatitja:
Ne nje ene hedhim vezet dhe sheqerin dhe i miksojme me mikser derisa te marrim nje mas homogjene. Pastaj shtojme pluhurin pjekes dhe e perziejme, hedhim vajin dhe miellin dhe e përzierje mirë.
Ne nje tave ku me pare e kemi lyer me gjalp dhe kemi vendosur leter furre, hedhim nje pjese te brumit dhe rrafshojeni me ndimen e nje luge, dhe do ta spërkasim me copa cokollate te vogla.
Pasi e kemi mbuluar me copa te vogla cokollate, hedhim nje sasi tjeter te brumit te mbetur dhe e fusim ne furr te piqet në tem 180 gradë për rreth 45 minuta.
Ne nje tjeter ene hedhim luleshtrydhet dhe i vendosim në një tigan ne zjarr te ulet me torta gel (qe eshte pana). I perzijme derisa te na behet nje krem i mire. Kur pandispanja është e ftohtë, e presim atë në dy disqe ose ne dy pjese te rrumbullakta.
Ne shtresen e pare hedhim përzierjen qe kemi ber me lulushtrydhe dhe e hapim dhe e lem te ftohet për 1 orë.
Pasi eshte ftohur hedhim krem karamelin mbi shtresen e luleshtrydheve dhe pastaj vendosni diskun e dytë.
E mbulojme me krem dhe mbi te vendosim feta te pjeshkes. Siper hedhim kremin e pjeshkes si shurup dhe i grijme siper copa cokollate te vogla. E fusim ne frigorifer per nga 10 minuta qe te ftohet.
Pasi siper e kemi dekuruar me feta te holla te pjeshkes dhe me copa cekollate e fusim ne frigo te ftohet per te pakten 2-3 orë. Ju befte mire :)
E falenderoj Dafinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne KuzhinaIme.all, qofshin keto receta te thjeshta apo profesionale, tradicionale apo te huaja, dhe ne kete menyre te ndaje njohurite e tij/saj te fushes Kuzhine/Gatim me fansat e kesaj faqeje, eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment