Wednesday, August 21, 2013

Gjel deti me patate dhe kerpudha Receta nga KING HOUSE TAVERNA



Perberesit per 4 persona:
800 gr kofshe Gjeli deti
500 gr Patate
50 gr Kerpudha te thata
1 Karrote
1 kokerr Qepe ( e vogel)
Miell, Vaj ,Majdanoz,Vere te kuqe, Kripe.

Pergatitja:
Ne nje tigan me vaj hedhim qepe, karrote, majdanoz dhe i skuqim.Mishin e gjelit te detit qe kemi e ndajme ne copa dhe e lyejme me miell .Me pas i vendosim copat e gjelit te detit te lyera me miell te skuqen se bashku me karroten dhe qepen derisa te marrin ngjyre nga te gjitha anet.Pasi copat e gjelit te kene marre ngjyre i shuajme me vere te kuqe.I hedhim uje tiganit deri sa copat e gjelit te mbulohen dhe mbulojme tiganin me kapak duke i leme te ziejne per 20 minuta ne zjarr te ngadalte.Ne nje tigan tjeter me pak vaj hedhim kerpudhat dhe i skuqim.Nderkohe qe copat e gjelit po ziejne i hedhim patatet e pera ne forma kubike dhe pak kripe dhe pas disa minutash i shtojme kerpudhat e sapo skuqura ne tigan duke i lene te ziejne te gjitha bashke.Tashme çdo gje eshte gati per tu sherbyer neper pjata. Ju befte mire 


Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment