Perberesit:
10-15 karkaleca me gjithe lekure te pastruara ne kurriz.
Pak vaj ulliri ,
2 thelpinj hudhre te grire ,
2 luge majdanoz ,
leng limoni ,
pak vere e bardhe ,
kripe piper.
Pergatitja:
Presim nje cope te madhe leter alumini . E palosim me dysh dhe vendosim mbi te karkalecat . Ne nje vazo me kapak hedhim vajin , lengun e limonit majdanozin hudhren kripe piper dhe veren e bardhe .
I trazojme te behet nje mase homogjene dhe e hedhim mbi karkaleca . Palosim letren e aluminit nga te gjitha anet te mos na derdhet lengu dhe e veme ne furre te parangrohur ne 160 grade per rreth 25-30 minuta .
Ju befte mire :)
Extra tip (keshilla plus):
Ky eshte versioni light (i lehte), per meraklinjte e shijes mund ti shtohen copa djathi kackavalli te prere ne kubike te vegjel.
E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment