Monday, August 19, 2013

Kek me pana dhe luleshtrydhe (Receta nga Dafina Tushaj)



Perbersit:
(Për më shumë se 8 persona)
- 100 gr. gjalpë
- 2 vezë
- 140 gr. 00 miell
- 110 gr. sheqer
- 2 luge pluhur pjekes (ose 1 bustin )
- 1 lugë çaji vanilje
- 30 ml. qumësht

Perberesit për kremin:
100 gr. sheqer
150 gr. pana ose krem pasticeriet
500 gr mascarpone

Hedhim gjalpin ne nje tenxhere dhe e vendojme ne zjarr qe te shkrihet.

Pasi gjalpi eshte gati ,,,e hedhim ne nje ene,,dhe ne ene shtojme vezët dhe i miksojme me mikser derisa te marrim nje mase homogjene.

Pastaj shtojme , sheqerin , pluhurin pjekjekes dhe vaniljen dhe i perziejme ngadale ..

Pastaj shtojme qumështin dhe i perzijme derisa te marrim nje përzierje është e qetë. Hidhim përzierjen në 10 gota kifle.

I fusim te piqen ne furr ne tem 180 ° për 12-15 minuta.

E lëmë të ftohet.

Marrim kremin pana e hedhim ne nje ene,,shtojme sheqerin dhe i miksojme me mikser,,pastaj masen e kremit e hellim siper kekave te vegjel dhe i vendojme siper nga nje luleshtrylle ose qershi.

(mund te perdorni frutat qe deshironi ,,si rrush lajthia luleshtrydhe etj ).

Pasi kemi mbaruar i vendosim ne frigo dhe i lem te pushojne se paku per 1 ore.

E falenderoj Dafinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.

No comments:

Post a Comment