Perberesit:
6 Kunguj,
1 Qepe,
150 gr Oriz,
250 ml leng mishi,
100 gr proshute,
50 gr Parmixhano (lloj djathi),
25 gr Arra pishe ,Kripe, Piper, Nenexhik.
( Kjo recete eshte per 6 persona )
Pergatitja:
Pasi i kemi lare kungujt i presim pjesen e siperme, me pas me majen e thikes i heqim tulin e kungullit. Vendosim kungujt ne nje tenxhere e mbushim me uje dhe i hedhim kripe me pas i leme te ziejne per 4 minuta.Pas 4 minutave i nxjerrim kungujt nga uji dhe i vendosim me koke poshte mbi nje peshqir te thate.Nderkohe pregatisim pilafin me lengun e mishit, dhe pasi kemi pregatitur edhe pilafin marrim nje tigan ku copetojme qepen dhe tulin e kungullit i hedhim edhe pilafin dhe i trazojme te treja bashke.I hedhim kripe dhe piper sipas preferencave dhe i shtojme lengun e mishit deri sa te mbuloje orizin.Kur orizi te jete akoma i forte e heqim tiganin nga ngrohja dhe i shtojme proshuten e prere copa copa dhe vazhdojme ta perziejme.Ne fund i shtojme arrat e pishes te pjekura, nenexhikun dhe parmixhanon.Rimarrim kungujt qe i kemi lene mbi peshqir dhe i mbusim me rizoton e pregatitur dhe e fusim ne furre per 10 minuta ne temperature 200 °C.Tani gjithcka eshte gati, ju mund ti sherbeni kungujt miqve tuaj se bashku me kapelkat e tyre.Ju befte mire!
No comments:
Post a Comment