Monday, August 12, 2013

Makarona "paccheri" me kunguj, domate dhe karkaleca (Receta e derguar nga Blerina):



Per 4 persona
500gr makarona paccheri 
3 kungulleshka
15-20 domate "ciliegine"
20 karkaleca te fresket
Kripe, vaj ulliri, piper, (majdanoz sipas deshires)

Presim holle ne rrathe kungulleshkat e lara mire dhe te paqeruara. Presim ne katersh domatet ciliegine dhe i bashkojme me kungujt. Ne nje tigan te madh e te thelle grijme holle nje hudher dhe e skuqim pak me vaj ulliri. Shtojme domatet dhe kungujt dhe i leme te skuqen sa te leshohet lengu i domateve. Karkalecat e lare e te qeruar ia shtojme perbersve te tjere (karkalecat mund edhe ti prisni nese nuk keni mjaftueshem, por lini nga nje te paqeruar per zbukurimin e pjates).

I hedhim kripe e piper sipas deshires (per ata qe pelqejne pikantet pak spec i kuq djeges). I leme te gatuhen ne lengun qe kane leshuar perberesit deri sa te behen karkalecat. Kungujt dhe domatet eshte mire te ruajne freskine e tyre pa u gatuar shume.

Ne nje tenxhere makaronash, pasi kemi zjere ujin dhe i kemi hedhur kripe, shtojme paccheri. I ziejme per 10-13 minuta dhe me pak ia shtojme sugos se pergatitur duke hedhur edhe pak nga uji i makaronave qe te mps behen te thata. Pasi i leme nje minut ne zjarr qe te thithin mire te gjithe shijen dhe aromat, i servirim te ngrohta. I hedhim siper pak majdanoz te fresket nese deshirojme.

Duke qene se mbetet gjithnje sugo i shijshem ne pjate, thekim ca feta te vogla buke thekre dhe i servir me makaronat per ti shijuar ato deri ne fund  Ju befte mire 

E falenderoj Blerinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment