Monday, August 12, 2013

Sallate me oriz integral (Receta nga Blerina Xhani):


Per 4 persona
500g oriz integral (i zi ose i perzier)
1 kuti me ullinj te zinj pa berthame
100g djathe kackavall i bute
1wurstel i madh pule (ose 4 te vegjel)
1/2 kavanoz kastraveca turshi
1 kuti miser i zier
Vaj ulliri, rigon, piper

Pergatitja:
Ziejme "al dente" orizin integral, pa kripe dhe e ftohim duke e shpelare me uje te ftohte. Pasi e kemi kulluar e hedhim ne nje tas te madh dhe shtojme me rradhe te prere ne copa te vogla ullinjte e zi, kastravecat turshi, wurstel dhe djathin. Shtojme edhe misrin e zier. Nese deshironi mund ti shtoni edhe nje kuti ton jo ne vaj. Shtohet vaj ulliri, piper dhe rigon sipas deshires. Mqs perberesit jane te kripur nuk nevojitet ti shtohet kripe, por edhe kjo sipas deshires.

Nje dreke e lehte dhe e fresket verore 

No comments:

Post a Comment