Tuesday, August 13, 2013

MAKARONA ME SALCE PATLLIXHANE E MOCARELE (DJATH PER PICA): (Receta nga Leonora Pane):



Ne nje tigan te gjere hidhini vaj ulliri dhe grini gjysem qepe shume te imet, lereni te skuqet pak sa te behet e verdhe pastaj hidhini salce te jete e mjaftueshme per sasine e makaronave qe do beni, pak kripe dhe lereni te zjeje te mbuluar me kapak, merni patllixhanen dhe prejeni ne forme katrore dhe skuqeni me vaj te bollshem si skuqni patatet, pasi te jene skuqur hidhini ne tigan ku keni zjere salcen dhe makaronat pasi ti keni zjere dhe trazojini mire, merni djathin e pices prejeni katrore te vogla dhe hidheni siper makaronave dhe trazojini mbasi te keni mbushur pjatat mund ti hidhni edhe djath te grire...

E falenderoj Leonoren! Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.

2 comments: