Friday, August 30, 2013

"Byrek me spinaq, jeshilliqe, veze dhe djathe te bardhe" / Tradite e Elbasanit ( Receta e derguar nga Migena Agolli)


Ky lloj byreku tradicionalisht behet ne festen e Sulltan Nevruzit, por sigurisht mund ta pergatisni edhe ne ditet e tjera te vitit...

Tradite eshte qe brenda ketij byreku vendoset nje monedhe te cilen e fiton ai pjestar i familjes se cilit i bie kjo cope byreku. Mos harroni qe para se ta vendosni ne byrek, te pastroni mire moedhen dhe ta mblidhni me nje leter higjenike.

Vendosim ne nje ene miellin e situr 400 g miell ... pak gjalp, 200 dl uje dhe 10 g kripe ose sipash deshires dhe shijes ... pra zihet brumi i byrekut me te gjitha keto ingrindjente , punohet mire e mire me duar derisa behet elastik ; me pas i hedhim ne mes pak gjalp dhe e punojme prap me duar .... me pas behet mbushja e byreku psh me spinaq ; pasi e kemi grire spinaqin i hedhim veze dhe djath te bardhe te bere ne therrmije,

Hapet brumi ne peta dhe spinaqi hidhet ne dy pjese te byrekut shtrohet ... siƧ bejme zakonisht neper shtepite tona ... me pas marrin 12 lloje bimesh jeshile te ngreneshme si ( numerohen spinaqi 1 , veza 2, djathi 3, mielli vete 4, kripa5, gjalpi 6, vaji 7, dhe te tjerat i zevendesojme me pak psh sallate jeshile 8, presh 9, majdanos 10 , koper 11, ka mundesi edhe gjethe luleje por keto te fundit ne nje mase te vogel sa nje kokerr orizi , pra te gjitha keto ingrindjente bejne 12 lloje keto futen neper byrek pa u kuptuar shija e tyre pasi prishin shijen e byrekut .

Byrekun e fusim per tu pjekur ne furre dhe pasi eshte pjekur e leme pak te ftohet dhe e persim ne rracione ne forme trekendeshash.

Me pas fusim lekun poshte byrekut te mbeshtelle me nje leter per higjene kuptohet , por e zonja e shtepise kete e ben pa pranine e askujt ne fshehtesi qe te mos e shohi njeri .. sipas tradites tepsine e byrekut e rrotullojme tre here ne prani te te gjithe pjestareve te shtepise dhe keta te fundit zgjedhin nje trekendesh byrek dhe me pas e zonja e shtepise me nje thike ngre nje per nje pjeset e byrekut per te pare se ku ndodhet leku dhe atij personi qe i bie leku ai eshte personi me fat ne nga te gjithe pjestaret e familjes per ate vit .

E falenderoj Migenen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne KuzhinaIme.al, qofshin keto receta te thjeshta apo profesionale, tradicionale apo te huaja, dhe ne kete menyre te ndaje njohurite e tij/saj te fushes Kuzhine/Gatim me fansat e kesaj faqeje, eshte i/e mirepritur

No comments:

Post a Comment