Friday, August 30, 2013

Lazanje Bolonjeze (Receta nga KING HOUSE Taverna)




Perberesit per 6 persona:
750 ml Salce Domatesh
100 gr Pancet
1/2 Qepe
1 Karrot
800 gr Mish i grire
1/2 e nje gote Vere
500 gr Llazanje
500 gr Moxarela
300 ml Beshamel
30 gr Parmigiano
Kripe, Vaj

Pregatitja:
Qe te pregatisim llazanjen bolonjeze ne fillim marrim moxarelen dhe e vendosim ne frigorifer per ta thare.Pastaj pregatisim salcen Bolonjeze .Nje nje ene te thelle me vaj hedhim qepen e prere imet, karroten te prere ne feta, proshuten te prere ne forma te vogla kubike dhe i skuqim te gjitha bashke.Me pas i shtojme mishin e grire dhe pasi mishi dhe qepa te kene marre pak ngjyre nga skuqia e shuajme me vere.Pastaj hedhim salcen e domates ,kripe, pak uje ulim temperature dhe i leme te ziejne per rreth 2 ore ne temperature te ulet per te bere salcen Bolonjeze.Kur saca ta kete thithur te githe lengun e heqim nga zjarri.Nderkohe pregatisim beshamelin me 25 gr gjalp, 25 gr miell dhe 250 ml qumesht i vendosim ne zjarr duke i perzier derisa lengu te trashet.Tani marrim llazanjet dhe i vendosim per disa minuta ne nje ene me uje te kripur me nje luge vaj.Pas disa minutash heqim fletet e llazanjes dhe i thajme me ndihmen e nje pecete kuzhine.Marrim nje tave pjekjeje dhe ne te shtrojme nje shtrese me fletet e llazanjes, mbi te shtrojme nje shtrese beshamel dhe mbi beshamelin nje shtrese me salce Bolonjeze.Mbi salcen Bolonjeze shtrojme fetet e mocareles qe futem me pare ne frigorifer, si dhe djathin parmigiano. Hedhim nje shtrese tjeter llazanje dhe e perserisim procesin nga fillimi ( shtrimin me beshamel,salce Bolonjeze,mocarela dhe djathe parmigiano) dhe se fundmi e mbulojme me shtresen e fundit te llazanjes qe kemi.Shtresen e fundit te llazanjes e mbulojme me nje shtrese te holle me salce Bolonjeze dhe beshamel.Fusim taven ne furre ne temperaturen 180 °C per 30 minuta.Mbasi te kete mbaruar pjekja e leme llazanjen te ftohet dhe pasi te jete ftohur e presim ne feta.Tani ju mund te sherbeni Llazanjen Bolonjeze.Ju befte mire 

Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment