Perberesit per 20 pica:
500 gr Miell
250 ml Uje
25 gr Maja birre
20 gr Gjalp
1 luge Sheqer
1 luge Vaj
1 luge çaji Kripe
250 gr Domate
200 gr Mocarela
Borzilok,Kripe,Vaj
Pergatitja:
Ne fillim hedhim miellin ne nje ene te sheshte se bashku me gjalpin e shkrire, sheqerin,majane e birres,kripen dhe ujin e vaket dhe fillojme te bejme brumin e picave.Pasi brumi te na jete bere i bute dhe elastik dhe ti kemi dhene formen e nje topi te rrumbullaket e leme per reth 1 ore ne nje tenxhere te mbuluar me kapak.Pas 1 ore e marrim brumin dhe e hapim si pete byreku derisa lartesija e tij te arrje 3 mm .Tani marrim nje gote uji dhe me pjesen e siperme te gotes e ndajme brumin ne 20 pjese te barabarta.Mbi picat e vogla qe ne sapo kemi ndare i spekasim me pak vaj dhe i hedhim domatet e grira, mocarelen, ullinj nese kemi ,kripen dhe borzilokun.I fusim picat ne furre qe te na piqen me temperature 200 °C per rreth 7 minuta.Mbas 7 minutash i heqim picat nga furra dhe i leme te ftohen.Tashme çdo gje eshte gati per tu sherbyer.
Ju befte mire!
Facebook: King House Taverna
No comments:
Post a Comment