Perberesit:
1-filxh caji miell,,
1- filxh caj miell miri te verdhe(per embelsira)
2- filxh sheqer,,
3-luge pluhur pjekes,,
2-luge sode,
2-portokalla,,
1-filxh vaj ulliri,, dhe pak liker..
Pergatitja:
Marim portokallat i heqim pjesen e bishtit dhe i vejme te ziejne.
Nga momenti qe marrin vale pas pese minutash i nderrojme ujin dhe i veme prape ne tenxhere me uje te ziejne.Kete gje e bejme tre here.
I lejme te ftohen dhe njerin prej portokallave e fusim ne blender dhe e bejme si pure.Ne nje tas hedhim 1 filxh sheqer dhe vajin..
I perziejme pak me tel dore dhe shtojme puren e portokallit ku brenda kemi hedhur soden dhe gjys gote uje,shtojme dhe likerin dhe i perziejme..
Brenda ne miell hedhim plurin pjekes i perziejme dhe pak nga pak shtojme miellin dhe mielline misrit ne tasin tjeter duke e perzier.
E lejme per reth 20 min ne tas dhe me pas e hedhim ne tepsi,e pjekim ne 170 gr,perreth nje ore.
Kur te jete gati nxjerrim embelsiren nga furra dhe pergatisim sherbetin..
Ne nje tenxhere hedhim nje filxh tjeter me sheqer nje filxhan uje dhe portokallin qe mbeti e presim ne feta dhe e vejme te ziej me sherbetin,nga momenti qe mer vale e lejme te zieje 10 min.
I shtojme sherbetin embelsires(embelsira duhet te jete e ftohte dhe sherbeti i ngrohte) I hedhim fetat portokallit nga lart,nese deshirojme shkrijme dhe pak cokollat dhe ja hedhim nga lart..Ju befte mire
E falenderoj Ervinen Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur
No comments:
Post a Comment