Thursday, August 15, 2013

Qofte me kunguj dhe qofte me karrota (Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Perbersit:
1 kg kunguj
200 g djathe
2 kokrra veze
2 qepe
4-5 luge miell qe fryhet vete (farina)
erza, koper dhe nenexhik (sipas deshires)

Pergatitja:
Ne nje tase grijme kungujt ne rendese, pasi i kemi grire te gjitha i hedhim kripe dhe i leme pereth 20 min.

Me pas i shtrydhim mire qe mos te nxjerrin me uje dhe i hedhim ne nje tas te paster, shtojme djathin, vezet, qepen e grire imet dhe erzat i perziejme, hedhim edhe miellin dhe shohim me sy, masa s'duhet te jete as shume e trashe dhe as shum e holle...

Veme vajin te nxehet dhe e marim me luge masen e brumit dhe i skuqim. E njeta gje eshte dhe me qoftet me karrota ndryshimi vetem eshte se ne vend te kungujve do vejme karrotat dhe bejme te njejtat veprime si ketu. Ju befshin mire 

E falenderoj Ervinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe, eshte i/e mirepritur.

No comments:

Post a Comment