Perberesit:
2 kg kumbulla vlonjate, 1.5 kg sheqer, 3 gota uji, 2-3 gjethe barbaroze 2-3 luge leng limoni uje gelqereje ( I kulluar I tejdukshem e pa copa gelqereje brenda) bajame te qerruara .
Pergatitja:
Me veglen e posacme heqim berthamat nga kumbullat por mund te perdorim dhe nje gozhde te re te cilen e kalojme ne zjarr njehere ose e pastrojme me alkool
I qerojme kumbullat nga lekura dhe i hedhim ne ujin e gelqeres per te pakten 6-7 ore.
Nderkohe pergatisim shurupin. Ne nje tenxhere te thelle hedhim sheqerin dhe ujin. E ziejme derisa te lidhet ( veme nje pike shurup mbi thua , nese qendron eshte gati , nese rrjedh do zier pak akoma ).
Heqim kumbullat nga uji i gelqeres, i shplajme me uje te bollshem dhe i hedhim ne shurupin e gatshem qe merr vale.
Ziejme per 1-2 ore . E mbyllim zjarrin . E leme te ftohet per rreth 12 ore . Ne kete faze nese deshirojme mund te shtojme bajamet . Heqim nje nga nje kumbullat nga shurupi vendosim brenda bajamet i rivendosim ne shurup dhe I ziejme prape per rreth 1 ore . Ne valen e fundit shtojme gjethet e barbarozes dhe 2-3 cope karafila. E ndajme ne ene qelqi te paster e te thate dhe e konservojme ne vend te fresket .
E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment