Ju duhen:
2 kg qumesht,
500 gr niseshte ,
500 gr sheqer ,
250 gr gjalp
Pergatitja:
Ne nje tenxhere te thelle hedhim niseshten dhe sheqerin i perziejm se bashku ,me pas shtojme qumshtin pak nga pak duke i trazuar.
E veme tenxheren ne zjarr te larte dhe e trazojme vazhdimisht me lug druri. Kur masa te filloje te trashet ,ulim flaken e zjarit, shtojme gjalpin dhe e perziejm akoma per gati 10 min .
Me pas ne nje tepsi te lyer me gjalp hedhim masen e pergatitur dhe ne nje pjate te thelle, hedhim nje lug niseshte dhe 1/2 gote qumesht dhe i tresim dhe lyejm duart dhe hapim ashtu te nxehte masen duhet te njomim vaxhdimisht duart qe ta hapim sa eshte e nxehte.
E sperkasim siper me sheqer,e fusim ne furr te parangrohur 220 ° deri sa te marr skuqje. Shpresoj tju pelqeje Ju befte mire
E falenderoj Silvanen! Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.
No comments:
Post a Comment