Monday, August 19, 2013

Torta me fruta te thata. (Receta nga Dafina Tushaj)



Perbersit:
Nje paste e gatshme, dmth nje pete e gatshme, mund te gjendet ne supermarket

Per mbushjen:
2 te kuqe te vezës
200 g Ricotta (gjize)
70 gr (miell bajamesh) ose bajamet i grini ne mikser derisa te behen pluhur.
80 gram sheqer pluhur
lëkurë e 1 limoni e grire ne rende
1 gote leng limoni (ose 30 ml)

Per mbulimin:
50 gr mjaltë
50 gr ujë
4 g xhelatinë pjeshket

Përveç kësaj:
arra, bajame ,lajthi

Pergaatitja:
Peten e hapim ne nje tave ku me pare kemi vendosur leter furre, e hapim me një trashësi prej 5 mm. Duke e rregulluar skajet anesore, e shpojme me ndimen e nje pirunit dhe e fusim ne frigo per rreth 1 ore.

Per Mbushjen :
Ne nje ene tundim vezen me sheqer, pastaj shtoni fruta të thata dhe gjizën. Lengun e limonit si dhe lekuren e ti te grire ne rende. I perziejme mire dhe i hellim mbi brumin e shtruar ne tave dhe e fusim ne furre te piqet në tem 180 gradë për 25-30 minuta. Pasi eshte pjekur e heqim nga furra dhe e lem të ftohet plotësisht. Pastaj shperndajme frutat e thata mbi torte sic eshte ne foto.

Mbulimi:
Ne nje ene hedhim xhelatinen e pjeshkes dhe i shtojme 2 filxhana kafeje uje dhe e veme per rreth 10 min ne zjarr te embel, e heqim nga zjarri dhe e lem te ftohet, shtojme edhe mjaltin duke i perzier te gjitha mire.

Pastaj me nje furce kuzhine e lyjem nga siper torten. 

E leme dhe per rreth 1 ore perpara se ta servirim qe te ngrihet mjalti. Ju befte mire 

E falenderoj Dafinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur.

No comments:

Post a Comment