Perberesit per 10 sanduice:
600 gr Mish te grire
2 kokrra veze
2 luge gjelle Djathe Grana
150 gr Proshute Krudo
150 gr Djathe pice
Majdanoz, Kripe, Piper
Pergatitja:
Ne nje ene hedhim mishin e grire, vezet, 2 luge djath Grana, majdanoz te copetuar, kripe dhe piper. I perziejme te gjthe perberesit qe kemi hedhur ne ene deri sa te krijohet nje brume homogjen.Brumin e krijuar e ndajme ne 2 pjese te barabarta.Nje nga pjeset e brumit qe sapo ndame e hapin ne forme katrore( ne madhesine e nje tave pjekjeje te mesme ) mbi brume shtrojme djathin e pices dhe mbi djathin shtrojme proshuten krudo.Hapim edhe pjesen tjeter te brumit dhe e vendosim mbi proshute.Shtresat qe sapo vendosem i ndajme ne 10 trekendesha ne madhesine e sanduiçeve. I vendosim sanduiçet e spo prere ne frigorifer per reth 30 minuta.Pasi te kene kaluar 30 minutat i nxjerrim sanduiçet nga frigoriferi dhe i skuqim ne tigan me vaj duke i kthyer nga te dyja anet gjate skuqjes.Tani ju mund te sherbeni sanduiçet tuaj me mish te grire.Ju befte mire!
Facebook: King House Taverna
No comments:
Post a Comment