Wednesday, August 14, 2013

SORBETO ME PJEPER Receta nga KING HOUSE TAVERNA



Perberesit per 4 persona:
600 gr Pjeper 
200 gr Uje
250 gr Sheqer

Pergatitja:
Ne fillim bejme nje shurup me uje dhe sheqer duke i lene te valojne per 10 minuta.Mbasi kemi bere shurupin e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.Qerojme pjeprin duke e pastruar edhe nga farat dhe e presim ne feta.Me pas grime pjeprin ne grirese dhe i hedhim shurupin qe tashme na eshte ftohur.E hedhim perzierjen ne nje tas te madh dhe e vendosim ne frigorifer tek ngrirja.Tani mund te perdorim dy opsione: Nese ju nuk keni pajisje per te bere akullore duhet ta vendosim sorbeton per 4 oren ne ngrirje dhe çdo nje ore e levizim enen here pas here qe perzierja te jete homogjene.

Nese ju keni pajisje per te bere akullore pas 30 minutash qe e kemi vendosur perzierjen ne frigorifer e vendosim perzierjen ne pajisjen e akullores dhe e gradojme makinerine per 20 minuta .

E sherbejme sorbeton duke e ndare me luge akulloreje nese keni mundesi ose me luge te medha te zakonshme qe ti japim forma te kendeshme dhe e zbukurojme me flete nenexhiku. Ju befte mire!


Facebook: King House Taverna

No comments:

Post a Comment