Perberesit:
1 pako makarona spaghetti te ziera al dente (6-8 minuta ) 10-15 karkaleca deti, 1 kg midhje te fresketa, 1 kuti pure domate, 2-3 luge majdanoz I grire holle, 3 thelpinj hudher, 1/2 gote vere e bardhe, 1 shkop kanelle, kripe, piper, 1 maje luge paprika ( jo djegese ), pak spec djeges pluhur.
Pergatitja:
Ne nje tenxhere te thelle hedhim 3-4 luge vaj ulliri , shtojme hudhrat e prera holle, salcen e domates , veren e bardhe , kripen, piperin, papriken, specin djeges ( sipas deshires) dhe shkopin e kanelles.
Pasi te marri vale heqim shkopin e kanelles dhe shtojme karkalecat dhe midhjet , pas disa minutash (rreth 5 minuta eshte koha qe duan midhjet te hapen) shtojme makaronat spaghetti ne salce , mbyllim zjarrin dhe jane gati.
Sherbehen duke u hedhur majdanoz te fresket persiper dhe nese deshirohet mund tu shtohet djathe kackavall (parmezan) i grire .
E falenderoj Marinen! Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur!
No comments:
Post a Comment