Wednesday, August 21, 2013

Speca te mbushur. (Receta e derguar nga Ervina Saliu)




Nje ide e mare nga KuzhinaIme.al une e realizova ne kete menyre.

Duhen:
5-speca,
5-kremvice,
10-feta proshute,
2-feta djath te bardhe(rreth 200gr),
2-luge kos,qe te terheq te hane edhe femijet i hodha dhe 4 feta sallam per tost, mund ti hidhni dhe pak spec djeges nese deshironi.

Pergatitja:
Marim djathin e hedhim ne nje tas e shtypim mire shtojme kosin e perziejme dhe me ps shtojme sallamin qe eshte per tost te prere ne copa te vogla.Marim specat i presim ne mes i mbushim me djathin qe beme.Marim kremvicet i ndajme ne mes dhe i vejme specave qe kemi mbushur nga nje gjysem i mbeshtjellim me proshuten i vendosim nga nje kunj dhembesh qe mos te hapen ,i vendosim ne tave te lyer me pak vaj dhe i pjekim ne 200 gr per 15-20 min.

Shpresoj t'ju pelqejne dhe juve ashtu si pelqyen dhe ne familjen time. Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 


No comments:

Post a Comment