Wednesday, August 14, 2013

Tasqebab. (Receta e derguar nga Ervina Saliu):



Perberesit 
500-gr mish vici,
4-kokrra qepe,
1-filxh kafe vaj,
1-luge gjelle miell,
1-filxh caj me vere te kuqe,
1-filxh caj salce,
2-karrota te grira,
2-3 hudhra,
2-gjethe dafine,
kripe e piper.

Pergatitja:
Skuqim mishin bashke me qepet te prera ne rripa,dhe karrotat e grira ,i skuqim pak min ,me pas e shuajme me veren e lejme per 5 min dhe shtojme miellin e lejme te skuqet dhe pak dhe shtojme salcen e domateve, dafinen dhe hudhrat.I shtojme dhe 2 gota uje dhe e lejme te zieje ne zjarr te ngadalte gjer sa te zbutet mishim.E shoqerojme sipas deshires me oriz ose me salcen e vete.Ju befte mire 

No comments:

Post a Comment