Sunday, August 25, 2013

Torte me pjeshke (Receta nga alma Dudi Palokaj)






Perberesit jane 
200 gr miell.
150 gr sheqer pluhur ,
150 gr gjalpe,
4 pjeshke ,
1 buste lievito ose Shqip i thojne pluhur fryres
lekure limoni e grire,
3 veze.
nje gote kos .

Pergatitja:
Perziejme gjalpin,sheqerin, dhe vezet derisa te formohet nje krem.(gjalpi duhet temperature ambjenti ) pastaj shtohen me rralle mielli ,pluhuri fryres,lekura e limonit dhe kosi.


Qerojme pjeshket dhe 2 i bejme kubike te vegjel ,2 te tjerat i presim me feta. Pjeshket qe i preme ne forma kubike i hedhim brenda ne brume . Ne nje tepsi ne fund vendosim leter furre dhe e lyejme me gjalp. Pastaj shtrojme fetat e pjeshkes.

Siper i hedhim brumin dhe ne fund nje shtrese tjeter pjeshkesh. E pjekim ne furre te parangrohur me 160 grade per 35 min . Ju befte mire  ja dhe fotot e bera gjate pregatitjes 

E falenderoj Almen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment