Perberesit per 6 persona
1 rulon me pete Sfoliat
2 kokrra Molle
1 filxhan Qumesht
1 luge ( gjelle ) Sheqer
2 luge ( gjelle ) me marmalate Pjeshke
1 luge ( gjelle ) me Bajame te copetuara
1 kokerr Veze
Pergatitja:
Ne fillim hapim petete e sfoliatit dhe i presim ne forma katrore ne 6 racione . Ne nje ene hedhim sheqerin qumeshtin dhe vezen dhe i perziejme.Me perzierjen qe sapo beme lyejme petete e sfoliatit. Pastaj qerojme mollet nga lekura dhe i presim ne feta te holla.Mollet qe sapo preme i vendosim mbi petet e sfoliatit duke i renditur pak njera mbi tjetren. Ne nje tigan hedhim marmalaten e pjeshkes dhe e shkrijme.Ne momentin qe marmalata te jete shkrire sperkasim me te mollet e vendosur mbi petet e sfoliatit.Tani mbulojme gjithcka me bajamet e copetuara.Petat e sfoliatit qe pregatitem i vendosim ne nje tave pjekjeje dhe i fusim ne furre me temperature 180 °C per 10 minuta.Pasi sfoliati me molle te jete pjekur e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet.Tashme ju mund te servirni kete sfoliat me molle te mrekullueshme. Ju befte mire
Facebook: King House Taverna
No comments:
Post a Comment