Per akulloren:
1 pako Jotis me perberje per akullore me shije cokollate
1 pako biskota me cokollate (tempo,oreo, cookis etj)
Per mollet e karamelizuara:
1 molle te verdhe
1 luge gjalpe
1 luge sheqer
pak kanell.
Kakao dhe krem cokollate per zbukurim.
Bejme nje nate me perpara akulloren sipas menyres qe shpjegohet ne kuti. Perpara se ta vendosim ne frigorifer i hedhim brenda biskotat te coptezuara ne copa te medha.
Ne nje tigan hedhim nje luge gjalp, me pas shtojm mollen e qeruar ne feta, sa te fillojne te zbuten pak shtojme sheqerin, me pas kanellen. Sa te marrin ngjyre, e hedhim ne pjaten qe do te servirim. E leme pak te ftohen dhe shtojme akulloren te prere ne cope si embelsire, zbukurojm sipas deshires.
E falenderoj Xhensilen
No comments:
Post a Comment