Perberesit:
350 gr miell.
180gr gjalpe ,
180 gr sheqer,
2 veze,
lievito (pluhur pjekes, baking powder, peciv) 1 buste, lekure limoni,
krem me cokollate dhe krem me limon .
1 kg luleshtrydhe (dredheza) 200gr manaferra .
Pregatitja:
Perziejme me me rradhe miellin,lievito(peciv ose baking powder) sheqerin gjalpin vezet dhe lekuren e limonit te grire imet .
Brumin e hapim ne nje tepsi te lyer me gjalpe .ngerjme anash bordeve te tepsise brumin dhe vendosim leter furre me groshe te thata qe mos te ngrihet brumi ne qender sepse do te hedhim kremin brenda kur te ftohet torta.
E vendosim ne furre me 170 grade per 25-30 min
Pas 30 min e nxjerrim torten nga furra dhe heqim letren e furres me groshe dhe e leme te ftohet.
Kur torta eshte ftohe i hedhim kremin me cokollate dhe kremin me limon .e vendosim per 20 ' ne frigorifer dhe nder kohe presim luleshtrydhet. Mbas 20 min marim torten ne frigorifer dhe vendosim siper luleshtrydhet dhe manaferrat .
Per kremin te cilin une e pregatis vete duhet nje tenxhere me 400ml qumesht dhe lekura limoni . ziejme qumeshtin dhe e lejme te ftohet pak .
Marrim nje gote uji te madhe me qumesht te ftohte dhe i hedh 80 gr niseshte dhe lengun e 1 limoni dhe 150 gr sheqer . E perziejme mire dhe e hedhim ne tenxhere, e vendosim siper zjarrit dhe e perziejme me deri sa te formohet kremi .
E heqim nga zjarri dhe e ndajme ne dy pjese te barabarta . Tek njera prej tyre hedhim nje cokollate dhe e perziejme derisa te shkrihet cokollata.
Nese ju duket e veshtire mund te gjeni ne supermerkate krem te gatshem Ju befte mire
E falenderoj Almen
No comments:
Post a Comment