Perberesit:
4 berxolla Derri ( ose Viçi )
300 gr Rrush
1 filxhan Vere te bardhe
Miell, Hudher, Vaj, Kripe.
Pregatitja:
Per te pregatitur kete recete fillimisht marrim rrushin dhe e lajme me kujdes. Me pas i presim kokrrat e rrushit ne gjys me qellim qe ti heqim farat.Berxollat qe kemi i lyejme me pak kripe .Ne nje pjate me miell vendosim berxollat te cilat i lyejme mire nga te dyja anet.Marrim nje tigan me pak vaj dhe e vendosim ne zjarr qe te ngrohet vaji.Pasi vaji te jete ngrohur vendosim berxollat per tu skuqur se bashku me hudheren qe ne kemi ( hudher mund ti hidhni sipas preferences ). Pas disa minutash i shuajme berxollat me veren e bardhe dhe hedhim ne tigan edhe rrushin qe ne kemi.Tani e mbulojme tiganin me kapak dhe i leme berxollat te skuqen per 10 minuta duke i kthyer here pas here nga te dyja anet.Pasi berxollat te jene skuqur mund ti vendosim neper pjata dhe ti servirim ato. Ju befte mire
Facebook: King House Taverna
No comments:
Post a Comment