Perberesit per 6 byrecka:
Pete Sfoliat
100 gr Mozzarella
1/2 e nje tufe Sallate jeshile
40 gr Ullinj te zinj
Hudher, Vaj Ullir, Kripe, Piper.
Pregatitja:
Fillimish lajme me uje te rrjedhshem dhe me shume kujdes gjethet e sallates dhe i vendosim ne nje ene.I grijme gjethet e sallates dhe i vendosim ne nje tenxhere me uje per ti zier per disa minuta.E leme sallaten duke zier derisa gjethes te zbuten.Me pas e marrim sallaten dhe e vendosim ne nje tigan me vaj ulliri se bashku me ullinjt qe kemi hudheren dhe kripe.Mbulojme tiganin me kapak dhe i leme ne zjarr te avashte per 10 minuta.Tani presim mocarelen ne forma kubike dhe e vendosim ne nje pjate.Hapim petat e sfoliatit dhe i presim ne 6 pjese te barabarte ne formen e drejtekendorit.Vendosim perberjen e sallates qe pregatitem pak me pare ne tigan se bashku me mozzarellen qe ne kemi prene ne forma kubike ne cdo pjese sfoliati drejtkendore qe kemi prere.I bashkojme anet e sfoliatit me njera tjetren dhe i japim forme cepave me ndihmen e piruri.I vendosim sfoliatet e mbushura ne nje tave pjekjeje dhe i sperkasim me pak qumesht ose veze te rrahur.E fusim taven ne furre ne temperaturen 200 °C per 15 – 20 minuta. Pasi byreckat sfoliat te jene pjekur i vendosim neper pjata, gati per ti servirur ato. Ju befte mire
Facebook: King House Taverna
No comments:
Post a Comment