Sunday, September 15, 2013

Rolo Mishi me ftua: (Receta e derguar nga Sajmira)







Perbersit:
1 kl mish (pa kocka dhe mish i bute)
8 luge vaj ulliri.
2 qepe te prera trashe .
2 karota te prere ne kubike.
2 bishta selino te prera trashe.
5-6 thelpinj udhra.
2 filxhane uje .
2 luge mustarde.
1 luge mjalte.
2 luge supe uthull balsamiko.
2 gjethe dafine.
1 luge koriander (erze)
Kripe- Piper.
Per ftuan na duhen.
3 Ftonj te medhenj.
8-10 kumbulla (Pestilka)
1 molle.
(Nese nuk ju pelqen te shtoni kumbulla ,shtoni patate ashtu si bera dhe une )
Procedura.
Lyejme mishin me kripe dhe piper ne te gjitha anet.
Marim nje tenxhere qe mos kete doreza plastike.... shtojme 8 luget e vajit ,vendosim rolone brenda ne vaj ....e skuqim ne te gjitha anet .
Sapo roloia te kete mare ne te gjitha anet , e heqim nga tenxherja e leme menjane.
Ne tenxhere shtojme te gjitha perimet ,i lejme te skuqen ,shtojme mjaltin.mustardhen ,erzat .....dafinen,akoma 2 gota uje.
Shtojme dhe dy gotat e ujit,vendosim dhe rolone e mishit ne tenxhere.
Parangrohim furen 140gr C.
E vendosim tenxheren ne fure per 1-30 minuta .
Sapo te kaloje ora e pjekjes ,nxjerim nga fura tenzheren , heqim te gjitha perimet me nje luge me vrimai hedhim ,na duhet vetem lengu .
Shtoni ne tenxhere pasi keni hequr perimet qe ju morem lengun, ftuan , patatet... vazhdojme pjekjen akoma 30 minuta.
E leme 10 minuta ne fure te shplodhet roloia qe te pritet sic duhet. Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren :)

No comments:

Post a Comment