Friday, September 27, 2013

Byrek me hithra dhe me spinaq (Receta e derguar nga Sajmira)


Per brumin:
1 kg miell .
Pak kripe.
Uje i vaket sa te mare.

Per mbushjen.
1/2 kl spinaq.
1/2 kl hithra.
2 veze.
250 gr djathe te bardhe.
Pak vaj .
150 gr gjalpe.
Kripe.


Ne nje ene te thelle vendosim miellin, shtojme kripen, shtojme ujin avash avash sa uje te mare...... E punojme brumin deri sa te mos na ngjitet ne duar.

E leme te shplodhet 15 minuta, ne frigorifer.


Ne vazhdim e ndajme ne topa te vegjel sa nje veze dhe hapim petet sa me te holla mundemi.
Lyejme tepsine me vaj , shtrome gjysmat e petve poshte , duke shtruar duke sperkatur me gjalpin qe shkrime.

Mbushja.
Vendosim hithrat ne uje te nxete per 5 minuta me pas i kullojme .
Te njejten gje bejme edhe me spinaqin.


I vendosim ne nje ene i perzjejme me djathin dhe vezet.

Mbushjen e hedhim ne tepsi ku kemi shtruar petet, shtrojme nga siper dhe petet e tjera ...... Sperkatim me gjalpe,,, mbyllim ansoret qe mos na dale mbushja.

Pjekja ne 180* C per 45- 50 minuta. Ju befte mire :)

No comments:

Post a Comment