Perberesit:
5-palltixhana mesatar,
2-qepe,
2-hudhra,
2-domate,
1-filxh kafe me vaj ulliri,
200-ml qumesht pana.
Per brumin duhet:
500gr miell,
1-filxh kafe gjalp ne temp dhome,uje rreth 1 filxh.
Pergatitja:
Zejme para brumin,hedhim miellin dhe gjalpin ne taz dhe i perziejme mire,me pas shtojme ujin pak nga pak duke punuar brumin,eshte gati kur nuk ngjit me neper duar,E mbulojme brumin dhe e lejme menjan gjer sa te pergatisim gjellen.Pastrojme palltixhanat nga lekura i presim ne kubik te vegjel i vejme ne nje tepsi i sperkasim me 2 luge vaj,i hedhim dhe kripe dhe i pjekim ne furre per 10-15 min gjer sa te marin ngjyre.Skuqim ne tigan qepen dhe hudhrat gjer sa te zbuten,shtojme palltixhanat ,domatet e prere ne copa te vogla i lejme per pak min dhe i shtojme nje gote uje.E lejme te ziej,kur te trashet i hedhim panen,piper dhe pak majdanoz.E lejme per 5 min dhe me pas e lejme te ftohet pak.Marim brumin e ndajme ne dy pjese dhe te dyja pjeset i bejme ne tre topa te vegjel.Marim tre te parit i hapim ne madhesine e nje pjate te vogel i lyejme cdo njeren mire me nisheste,dhe i vejme njera mbi tjetren dhe e hapim ne nje pete.Lyejme taven me vaj shtrojme peten hedhim gjellen dhe nga lart hapim peten tjeter ne te njejte menyre si te e para.E presim e sperkasim me pak vaj dhe uje,e pjekim ne 200 gr rreth 30-40 min.Eshte nje byrek jo i zakonte por eshte teper e shijshme,mua qe femijet smi hajne palltixhanat kete byrek e pelqejne jash mase shume.Ju befte mire
No comments:
Post a Comment