Tuesday, September 3, 2013

Byrek me qep dhe domate. (Receta nga Ervina Saliu)



Perberesit per brumin: 
2-gota miell,
2-lug vaj,
1-lug uthull,
kripe dhe uje sa te marri rreth 1 filxh.

Per gjellen:
4-qepe,
4-domate,
1-filxh kafe vaj,piper dhe uje.

Pergatitja:
Hedhim te gjithe perberesit e brumit ne nje tas dhe zejme brumin.Brumi eshte gati kur nuk ngjit me neper duar.

E mbulojme dhe e lejme ne figorifer gjer sa te pergatisim gjellen.Hedhim vajin ne tigan presim qepet ne fije jo shum te holla,i lejme te zbuten mire e me pas shtojme domatet e prera ne kubike.I shtojme nje filxhan kafe uje,piper dhe i lejme te ziej gjer sa salca te trashet.Marim brumin e ndajme ne dy pjese.Marim njeren pjese dhe e ndajme ne 5 topa te vegjel,cdo top e hapim ne madhesine e nje pjate te vogel,i lyejme te gjitha (pervec petes se fundit) me vaj dhe i vendosim njera mbi tjetren dhe e hapim ne nje pete.

Lyejme taven me vaj shtojme peten e bere nga lart gjellen dhe hapim peten e dyte ne te njejten menyre.Kur ta kemi vene peten i hedhim pak vaj nga lart e sperkasim dhe me uje dhe e pjekim ne 200 gr rreth 30 min. Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  

No comments:

Post a Comment