Friday, September 6, 2013

Cous cous me mish dhe perime. (Receta e derguar nga Alma Dudi Palokaj)



Perberesit: 
1 kg mish vici pa koca i prere ne kubike (specatino) 
1 qepe ,
1 domate,
2 kunguj te vegjel,
1 spec te kuq,
1 spec jeshil dhe 1 spec te verdhe.
1 karrote.

Per 4 persona nevojiten:
2 gota uji me cous cous dhe 4 gota me uje te vluar (une perdor brodo perimesh ) 1 spec djeges, hudher dhe piper , spec te kuq pluhur , curry dhe kripe.

Ne nje tenxhere hedhim vaj ulliri, hedhim me rradhe qepen mishin dhe e skuqim pak pastaj shtojme me rradhe perimet e tjera te prera ne kubike .

Siper i hedhim edhe erzat (piperin ,kripen,specin djeges dhe specin e kuq pluhur(paprika) curry huder.

Nje garuzhde me brodo dhe e lejme te zihet me flake te mesme. Nderkohe pregatisim cous cous. Ne nje ene te madhe ose tenxhere hedh dy gota cous cous dhe 4 gota me brodo te vluar (uje i vluar me perime) dy luge gjelle me vaj ulliri dhe pak curry.

E perziej mire dhe e mbyll me kapak tenxheren. Kjo procedure nuk kryhet ne zjarr sepse cous cous nuk ka nevoje te vloje por kur te kete pi krejt brodon eshte gati .

Mbas 7-10 min eshte gati dhe e perzien cous cous qe the shkrifohet.

Kur mishi dhe perimet jane zier.(nuk perzihen shume gjate zirjes sepse prishet forma e perimeve dhe bahen qulle) vendosen ne nje pjate dhe sherbehet i ngrohte sipas deshires mund ti hedhesh djathe te grire.

E falenderoj Almen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

No comments:

Post a Comment