Perberesit:
3 veze ,
250 gr miell ,
6 luge gjelle qumesht,
80 gr margarine ,
100 gr sheqer ,
1 bustine vanilje ,
1 bustine lievito ,(pluhur per embelsira)
50 gr kakao ,
100 gr çokollat te shkrire ,
150 gr karamele, (smarties )
PERGATITJA:
Ndajme te bardhat e vezes nga te verdhat , i rrahim te bardhat me gjysmen e sheqerit sa te behen shkume, me pas rrahim te verdhat me sheqerin e mbetur dhe nje maje luge kafeje krip, shtojme margarinen e shkrire, i perziejme, me pas shtojme qumeshtin, , perziejme miellin me kakao, vaniljen dhe pluhurin fryres dhe i shtojme nga pak te masa duke i trazuar... ne fund hedhim te bardhat e vezes, i perziejme ngadal te mos i bjere volumi.
Hedhim masen ne tepsi te shtruar leter kuzhine dhe e fusim te piqet ne furre te parangrohur 180°per 45 min .
E leme te ftohet, e zbukurojme me çokollate te shkrire dhe karamelet.
Shpresoj tju pelqeje :) Ju befte mire :)
E falenderoj Silvanen Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)
No comments:
Post a Comment